Nga viti 2014 deri në tremujorin e fundit 2021 paga reale ne ekonomi është rritur me 15.6%, por në disa sektorë rritja ka qenë shumë më ulët, teksa në bujqësi paga reale ka pësuar rënie me 12 %.
Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare bruto përgjatë 8 viteve është rritur me 29.6 %, duke arritur në 58,565 lekë, ndërsa inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur me 14 për qind, duke bëre që paga mesatare bruto reale të rritet me 15.6 për qind. Rritja e çmimeve ka konsumuar pothuajse gjysmën e efektit të rritjes, teksa në periudhën afatmesme inflacioni i lartë do të gërryeje edhe më shumë pagat.
Sektori i bujqësisë, i cili ka edhe produktivitetin më të ulët në krahasim me sektorët e tjerë, ndryshe nga pjesa tjetër e ekonomisë shënoi rënie të pagës reale për 8 vitet e fundit sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Pagat zyrtare në bujqësi ne vitin 2014 ishte 35,278 lekë, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2021 paga mesatare bruto në bujqësi arriti në 35,888 lekë me një rritje 1.7 për qind, por duke hequr efektin e inflacionit paga reale ne bujqësi pësoi rënie me 12.3 për qind gjatë 8 viteve të fundit.
Niveli i pagave në bujqësi shënoi përkeqësim në raport me ecurinë e përgjithshme të pagave, duke thelluar diferencën me pagën mesatare në vitin 2021 me 36% nga vetëm 23 për qind që ishte kjo diferencë në vitin 2014.
Sektorët që patën rritje të ulët pagës reale ishte ishin ndërtimi dhe industria. Paga reale në sektorin e ndërtimit shënoi rritje vetëm me 3.1 përgjatë 8 viteve (shiko tabelën bashkëngjitur) ndërsa në industri pagat shënuan rritje të pagës reale me 8 për qind.
Sipas të gjithë vlerësimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe atyre vendase sektori i bujqësisë dhe ndërtimit karakterizohet nga informalitet të i lartë. INSTAT ka vlerësuar zyrtarisht se informaliteti në tregun e punës në sektorin jo bujqësor ishte 21 % në vitin 2021, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ILO, e fokusuar të tregu punës e vlerëson informalitetin në sektorin jobujqësor të vendit tonë mbi 40 për qind.
Sipas të dhënave të INSTAT, përgjatë 8 viteve të fundit, paga zyrtare pësoi rritjen më të madhe në sektorët e tregtisë, transportit dhe hotelerisë me rreth 32.6%, ndërsa aktivitet e pasurive të paluajtshme ishin të dytët për rritjen më të madhe të pagës reale me 29.2%, e ndjekur, nga artet, argëtim dhe çlodhje me 25%, aktivitet financiare dhe të sigurimit me 20.7% etj.
Paga reale në administratën publike u rrit me 16 për qind në tët vite, gati me ritme të njëjta me rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi.
Pagat me te ulëta janë në sektorin e bujqësisë të cilat janë mesatarisht 35 për qind se paga mestarë në vend./B.Hoxha
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor