Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti i klimës i vë flakën vetes para Gjykatës së Lartë në SHBA, ndërron jetë në spital


Një burrë nga Kolorado, i cili i vuri flakën vetes jashtë Gjykatës së Lartë në Ditën e Tokës, ka vdekur nga plagët e marra, tha policia.

Në një raport incidenti, Departamenti i Policisë Metropolitane të Uashington DC (MPD) deklaroi se 50-vjeçari Wynn Bruce nga Boulder, Kolorado, e kreu aktin rreth orës 6:05 pasdite. Pasi u transportua në një spital lokal me helikopter, Bruce vdiq nga plagët e marra.

“Një faqe në Facebook që i përkiste një personi të quajtur Wynn Bruce tha se ai ishte një budist dhe një aktivist i klimës.” – raportoi New York Post.

“Në vitin 2020, Bruce la një koment të fshehtë në Facebook që përfshinte një emoji zjarri dhe datën e vdekjes së tij, 22/4/2022.” – sipas medias.

Dr. Kritee K., një prift budist Zen dhe shkencëtare e lartë në Fondin e Mbrojtjes së Mjedisit (EDF), tha në një postim në Tëitter se ai ishte shoku i Bruce, duke shtuar se ai kishte në plan të vetëdigjej prej shumë kohësh:

“Ky djalë ishte shoku im. Ai meditoi me sangën tonë. Ky akt nuk është vetëvrasje. Ky është një akt dhembshurie për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike. Ne po mbledhim informacione, por ai e kishte planifikuar atë prej të paktën një viti. #wynnbruce Jam shumë i prekur.”