Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtori i burgut të Reçit


Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) ka vënë prangat për drejtorin e komanduar të IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.

Zika është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ndaj Zikës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.