Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania bie dakord të dërgojë tanke në Ukrainë


Përfaqësues nga më shumë se 40 vende aleate me SHBA-në kanë zhvilluar një takim në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ku tema kryesore ka qenë ndihma për Ukrainën.

Ambasadorja e Gjermanisë në SHBA Emily Haber thotë se përveç dërgimit të tankeve kundërajrore në Ukrainë, Gjermania do të trajnojë edhe ushtarë ukrainas në tokën gjermane.

Dy njoftime të mëdha nga takimi në Ramstein. Së pari, ne po dërgojmë tanke Gepard në Ukrainë. Së dyti, ne do të trajnojmë ushtarë ukrainas në tokën gjermane. Faleminderit SHBA-ve dhe Sekretarit të Mbrojtjes për pritjen dhe për nxitjen e solidaritetit të mëtejshëm midis aleatëve”-shkruan Ambasadorja.