Komiteti i Ekspertëve ka vendosur të bëjë disa ndryshime në masat që kanë qenë në fuqi lidhur me pandeminë Covid-19.
Në takimin e sotëm është vendosur heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës, lejimi i muzikës pas orës 23:00 si dhe rihapja e klubeve të natës.
Po kështu në pikat kufitare nuk do kërkohet me certifikatë vaksinimi po vetëm testi negativ.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur gjithashtu dozën e katërt për personat mbi 60-vjeç që do bëhet katër muaj pas dozës së tretë.