Vendosni fjalën kyçe....

Italia ndryshon rregullat për stadiumet, nga 1 maji tifozët pa kufizime në mbështetje të ekipeve


Pas dy vitesh kufizimesh, sporti në Itali duket se do të marrë frymë lirisht.

Me uljen e infektimeve autoritet në Itali kanë vendosur që të heqin kufizimet në futboll.

Nga data 1 maj, tifozët nuk do kenë nevojë për maskë dhe leje për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës nga stadiumi. Ky vendim vjen pas rikthimit 100 përqind të kapaciteteve.

Ky është një lajm që gëzon tifozët të cilët kanë plot dy vite që presin  të rikthehen pa kufizime në shkallët e stadiumit.