Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkon hapjen e ngociatave për Shqipërinë.
Gjatë fjalimit të tij në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt këtë të martë në Sofje, Varhelyi bëri thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë.”– është shprehur ai sipas REL.
Komisioneri Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka as kohë dhe as interes që të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me dy vendet.
“Të gjitha shtetet anëtare duhet të kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit. Dhe ky është mesazhi që po sjell përsëri në Sofje. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet.”- tha ai.
Duke iu referuar luftës që po ndodh në Ukrainë, Varhelyi shtoi se ajo katreguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE “duhet të përshpejtohet”.