Një lokal është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në Borsh. Katër zjarrfikëse kanë punuar për mbi 80 minuta që të shuajnë flakët.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por lokali i cili ndodhet në pronësi të shtetasit me inicialet M.V ka pësuar shumë dëme materiale.
Dhe kjo ndodh në një kohë kur po bëhej gati për sezonin turistik.
“Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.