Tre gra janë ngujuar brenda një dyqani në Vlorë dhe kërcënojnë të vetëflijohen, për shkak të një konflikti me pronarin e Pallatit. Ato deklarojnë se ndërtuesit e pallatit nuk i janë përmbajtur aktmarrëveshjes që kanë bërë 10 vite më parë, ku në këmbim të truallit do të përfitonin banesë, të cilën nuk e kanë përfituar.
Prej 10-vitesh familjarët janë në këtë konflikt.
Njëra prej grave ka treguar për “FaxNews” se i ka fituar proceset gjyqësore qoftë në shkallën e parë dhe qoftë në Apel, por ende s’ka marrë zgjidhje.
“Kemi që në 2012 që presim të marrim apartamentin dhe nuk e kemi marrë, nuk kemi marrë asnjë zgjidhje deri sot. U jemi drejtuar të gjitha institucioneve, njëri prej nesh i ka fituar gjyqet në tre shkallët, dhe tjetri jo.”– shprehet zonja.
Punonjësit e Policisë po përpiqen që të bindin tre gratë të dalin nga dyqani, ku shihet edhe një bombol gazi.
Jashtë ambientit të këtij lokali ndodhet edhe bashkëshorti i një prej grave i cili ka folur për televizionin “Neës 24”, ku ka pranuar se kanë marrë edhe kërcënime.
“Problemi qëndron se ne kemi bëtë një marrëveshje dhe nuk i janë përmbajtur fare marrëveshjes. Kemi 10 vite. Na kanë thënë që nuk ua prishëm ne shtëpinë por ua prishi shteti, po deshët merrni një apartament, nuk i përmbahemi marrëveshjes, po s’deshët asgjë, kemi dhe kërcënime. Një nga ndërtuesit dje tha ‘do ta shikosh veten në ndonjë buzë kanali’. Po ma tha. Nuk më trembin kërcënimet. Unë dua zgjidhje. Unë mendoj se zgjidhja është vetëm se nuk është dëshira e mirë për t’u zgjidhur. Bashkia ka një klauzolë që ta detyrojë këtë ndërtuesin, edhe atë që kemi bërë ne marrëveshjen që të na caktojë pozicionet ku i kemi dhe shpërblimin.
Ne sot po flemë në një dyqan të kapur forcërisht, por falë zotit policia nuk na ka nxjerrë jashtë, kemi afërsisht 10 ditë sot.”- tha qytetari.