Debate të forta në Komisionin Parlamentar të Edukimit. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është përplasur me ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me debatin për Butrintin.
Zhupa i kërkoi drejtuesit të Komisionit Petro Koçit, që të mos i jepte fjalën ministres, madje duke përplasur edhe dorën mbi tavolinë. Por ai nuk e plotësoi kërkesën e saj.
Ai akuzoi qeverinë se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10-vjeçar është sekrete.
Debati ka përshkallëzuar dhe deputetja i ka hequr ministres mikrofonin.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Nuk vazhdon… (përplas dorën në tavolinë), Nuk kalon Butrinti kështu.
Margariti: Pas një prezantimi dhe një patosi gati kinematografik.
Zhupa: Nuk jepet Butrinti si mall, siç bëtë me Teatrin Kombëtar.
Butrinti nuk është personal as i imi as i joti, jemi këtu për këtë projektligj dhe deri më sot kalon akoma në të gjithë elementet e padijes. Jemi këtu për të informuar, shtuar elementet e dijes aty ku padija mbizotëron dhe jemi këtu për të diskutuar miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të Trashëgimisë Kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut të Butrintit.
Zhupa: Nuk kalohet Butrinti kështu… Zoti Petro ju lutem
Koçi: Mbani veten. Nuk je ti komandante e rregullores këtu. Zonja ministre vazhdoni.
Zhupa: Nuk vazhdon…
Margariti: Ju falenderoj për vizitën tuaj në Butrint njëherë se është dashur të kujtoni se keni edhe një Butrint. (Zhupa ngrihet dhe i heq mikrofonin)
Zhupa: Nuk vazhdon. Nuk jepet Butrinti kështu
Margariti: Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund…
Zhupa: Turp! Është një marrëveshje e turpit
Margariti: Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra
Zhupa: Turp, të të vij zor nga vetja që ulesh aty për të dhënë Butrintin…
Margariti: Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm.