Një spektakël golash ka qenë sfida mes Man.City dhe Real Madrid në takimin e parë të fazës gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” mposhtën “Galaktikët” me rezultat 4-3.
De Bruyne hapi siparin e golave në minutën e 2 të takimit dhe më pas Jesus dyfishoi shifrat në minutën e 11.
Real Madrid nuk qëndroi duarkryq dhe reagoi me Benzema në minutën e 33 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të anglezëve.
Me fillimin e pjesës së dytë “qytetarët” trefishuan shifrat me Foden por dy minuta më vonë Vinicius Junior shkurtoi diferencat.
Golat nuk përfunduan pasi City shënoi golin e katër me Silvan në minutën e 74. Për Benzema nuk do përfundonte loja pa shënuar dopietë. Këtë herë me penallti që do ishte edhe goli i fundit i takimit.
Gjithçka për finalistin do vendoset në sfidën e kthimit ku Real Madrid pret Man.Cityn në Spanjë.