Pas Kosovës, ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të vijë në Tiranë.
Sipas televizionit “News 24”, përveç krerëve të shtetit, Donfried do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku. I pranishëm në takim do të jetë edhe Gazment Bardhi.
Vizita e zyrtares amerikane në Tiranë vjen në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.
Kujtojmë se Partia Demokratike momentalisht po drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, por ambasadorja Amerikane Yuri Kim njeh Alibeaj si kryetar të komanduar të PD-së. Dhe jo grupin e Rithemelimit me në krye Sali Berishën.