Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Imerajt: Provuam një sistem të padrejtë, do shkojmë në Strasburg


Avokati i prokurores Elisabeta Imeraj e ka quajtur një ditë shumë të trishtë vendimin e KPA-së për shkarkimin e saj.

Gjatë një deklaratë për mediat ai theksoi se gjatë seancave u provua një sistem i drejtë.

Gregory Thuan Dit Dieudonne theksoi se çështja ndaj Imerajt do shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot është një ditë shumë e trishtë për Shqipërinë. Provuam një sistem të padrejtë. Provuam se jo vetëm ka shkuar keq por ka pasur shumë probleme. Dhe sot po humbni një aset shumë të mirë, një prokurore shumë të mirë sepse sistemi është jashtë kontrollit. Patjetër që do shkojmë në Strasburg.” – tha ai.