Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Imami, Topalli, Patozi e Rudina Hajdari janë të mirëpritur të rikthehen në PD


Ish-kryeministri Sali Berisha i ka hapur dyert të larguarve nga Partia Demokratike që prej mandatit të parë të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Deklaratën Berisha e bëri mbrëmjen e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Berisha tha se Imami, Topalli, Patozi dhe Rudina Hajdari janë të mirëpritur të rikthehen në PD.

Në listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet jo vetëm me listë por si të dëshirojë, ex officio. Edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar janë të mirëpritur”-tha Berisha.