Ish-kryeministri Sali Berisha do zhvillojë mbledhje me Komisionin e Rithemelimit.
Takimi pritet të nisë pas pak minutash në selinë e PD-së.
Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë diskutimi për detajet më të fundit mbi Kuvendin e datës 30 prill.
Komisioni i Rithemelimit prej disa javësh po zhvillon edhe zgjedhje në të gjitha degët e vendit ku përveç kryetarëve po zgjedh edhe strukturat e tjera.
Zgjedhjet në degë kanë hasur kundërshtinë e mbështetësve të ish-kryetarit Lulzim Basha të cilët i kanë cilësuar si të njëanshme.