Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit: Në Kuvend do propozojmë datën e zgjedhjeve për kryetar


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë blu e cila kishte filluar prej disa orësh.

Diskutimet kishin fokus kryesor Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

Në përfundim të mbledhjes ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi disa nga diskutimet e tjera në mbledhje.

Berisha tha se në mbledhje është vendosur që Kuvendit Kombëtar të PD në 30 prill t’i propozohen dy data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë votues. Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për të gjithë procesin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 21-22 e majit. Cilido kandidat do të depozitojë pranë komisionit të operacioneve zgjedhore i cili ka fuksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kuvendi do të formalizojë datën. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar“, u shpreh Berisha.