Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Projekti për Kampusin Universitar u sabotua se donte ta merrte Shullazi


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Kampusi Universitar u sabotua se donte ta merrte Emiliano Shullazi. 

Deklaratën Berisha e bëri gjatë një takimi me temë “Sfidat në Arsimin e Lartë”.

Sot 90% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punimeve shkencore, por vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic dhe gjysmë rektor. Kështu është ai, një ish-hetues i diktaturës, nuk mund të jetë Rektor. Nuk plotëson asnjë kusht që të jetë rektor. Është fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë merre çoje në Akademinë e Policisë. apo në një zonë,. por jo rektor të universitetit kryesor të vendit. Nuk është çështje personale, por profesionale. U bë dhe parketi për korpusin, por a e dini se pse u sabotua? Se Shullazi do të ishte përfitues i tenderit. I doli kandidati për rektor dhe tha; të zhduka, i doli asaj zonjës. Ai mori dënimin që meritoi, por Kampusi u zhduk. Se çfarë është aty tani, çdo gjë tjetër është por jo Kampus.”, tha Berisha.