Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka pyetur nëse Kina fitoi një përparësi mbi Twitter-in pasi CEO i Tesla, Elon Musk bleu platformën në një marrëveshje shumë miliarda dollarësh.
Bezos shkroi në mediat sociale duke vënë në pikëpyetje blerjen e Twitter nga Musk për 44 miliardë dollarë, duke nënkuptuar se kjo lëvizje mund të sjellë ndikimin e Pekinit në internet.
“Pyetje interesante. A fitoi qeveria kineze më shumë ndikim në rrjetet sociale?” – pyeti ai, duke cituar një postim të gazetarit të New York Times, Mike Forsythe, që përshkruante marrëdhëniet e biznesit të Musk në Kinë.
Megjithatë Bezos shpejt u kthye për të sqaruar, duke thënë se marrëveshja me Musk ‘ndoshta nuk do t’i japë Kinës ndikim mbi platformën’.
“Do e shohim. Musk është jashtëzakonisht i mirë në këto çështje për sa u përket marrëveshjeve.” – shtoi ai.
CEO i Tesla-s së pari paraqiti ofertën e tij për blerjen e Twitter në fillim të këtij muaji, menjëherë pasi bleu 9.2% aksione të kompanisë më 4 prill. Në shpalljen e marrëveshjes të hënën pasdite,
Musk e quajti Twitter-in ‘sheshi dixhital i qytetit’ dhe theksoi nevojën për të ruajtur fjalën e lirë” në platformë, duke u zotuar gjithashtu se do t’i bëjë algoritmet e saj me burim të hapur për të rritur besimin.
Pavarësisht paralajmërimeve të Bezos për ndikimin e qeverisë kineze mbi firmat e teknologjisë perëndimore, kompania e tij u përball me akuza të ngjashme vitin e kaluar pas raportimeve se Amazon bashkëpunoi me një ‘krah propagandistik’ kinez për të fshirë vlerësimet negative mbi veprat e presidentit Xi Jinping.
Burimet e cituara nga Reuters thanë se gjiganti i tregtisë elektronike e bëri këtë në përputhje me ‘urdhër të qeverisë’, pjesë e një ‘përpjekjeje dhjetëvjeçare të kompanisë për të fituar favore nga Pekini për të mbrojtur dhe rritur biznesin në një nga tregjet më të mëdha në botë’.