Milani ka marrë një dhuratë nga Bolonja mbrëmjen e sotme pasi kjo e fundit mundi Interin.
Bolonja madje fitoi sfidën me përmbysje përballë zikaltëve, në sfidën që ishte shtyrë për shkak të rregullave anti-covid.
Interi shënoi me Perisic që në minutën e tretë por Bolonja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me Arnautovic në minutën e 28’ duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Goli i fitores për Bolonjën do vinte nga këmbët e Sansones në minutën e 81 që do i jepte 3 pikët që më shumë janë një dhuratë për Milanin që tashmë kryeson me dy pikë me shumë se zikaltërit.