Furnizimi me energji i Greqisë është i siguruar dhe vendi fqinj do të bëjë pagesën e radhës ndaj prodhuesit rus të gazit Gazprom në fund të majit, tha të mërkurën zyra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.
Pagesa e radhës për Gazprom do të bëhet “në dhjetë ditët e fundit të majit”, tha zyra e Mitsotakis në një deklaratë.
Kryeministri konservator më herët të mërkurën kryesoi një takim me përfaqësues të sektorit të energjisë për të diskutuar ndikimin e vendimit të Gazprom në furnizimin me gaz të Greqisë.