Elisabeta Imeraj ka deklaruar pas daljes nga seanca në KPA se vendimi i marrë sot është copy-paste i ONM-së.
Ajo e bëri deklaratën pas vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj. Imeraj theksoi se gjatë dhënies së vendimit nuk iu dha përgjigje pyetjes se kush e dëshironte shkarkimin e saj nga sistemi i drejtësië.
Prokurorja tha ndër të tjera se vendimi është në kundërshtim me procesion ligjor. Po kështu Imeraj pohoi se do u drejtohet instancave të tjera ligjore konform ligjit.
“Është një vendim në kundërshtim me procesin e rregullt ligjor. Është një vendim copy-paste i rekomandimit të ONM-së pa marrë parasysh asnjë pretendim të paraqitur nga ana ime. Në mënyrë të përsëritur në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete kush e dëshiron shkarkimin e Imerajt. Vetëm kjo përgjigje nuk u dha. Shpresoj ta kenë të arsyetuar se kush e dëshiron shkarkimin e Imerajt nga sistemi i drejtësisë.” – tha Imeraj.