Partisë Socialiste mblodhi pasditen e sotme Kryesinë ku në qendër të diskutimeve ishte procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri,
Në Kryesi është diskutuar mbi profilin se si duhet të jetë Presidenti i ardhshëm, duke theksuar se Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv dhe as nga Grupi parlamentar i PS-së.
“Kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë identifikuar me PS. Prioritet për kandidaturën i jepet atyre qe vijnë nga diplomacia dhe jeta akademike”, mësohet të jetë thënë në mbledhje.
Kryesia vendosi të thërrasë Asamblenë Kombëtare të PS në datë 7 Maj.