Vendosni fjalën kyçe....

Margariti për kontratën me fondacionin që do menaxhojë Parkun e Butrintit: Konfidenciale vetëm për pjesët ekonomike


Ministrja e Kulturës ka thënë sot në Komisionin e Medias se marrëveshja me fondacionin që do menaxhojë Parkun e Butrintit është sekrete.

Pas përplasjes me deputeten e PD-së Zhupa, ministrja Margariti tha se konfidencialitetit qëndron vetëm për aspektet ekonomike të marrëveshjes.

“Konfidencialiteti qëndron vetëm për aspektet ekonomike të cilat janë të qartësuara në detajet e qindarkës, në planin e biznesit. Plani i biznesit është një marrëveshje që patjetër që ka kaluar në një sërë negocimesh dhe patjetër që ka kaluar në një sërë rishikimesh e vendimmarrjet nga institucionet shtetërore. Dhe plani i biznesit është për ne një element kyç që ka mundësinë e konifidencilitetit për sa kohë aty kemi një marrëveshje në formën e grantit dhe operacionalitetin e tij në territorit.” – tha ndër të tjera Margariti.