Vendosni fjalën kyçe....

Nuredin Dumani merr statusin e të penduarit të drejtësisë


Nuredin Dumani i cili u arrestua para rreth një muaji në Fier, ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë. Po ashtu edhe Henrik Hoxha.

Kështu raportoi për televizionin “News 24” gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar informacioneve nga Prokuroria e Posaçme. Sipas saj, Dumani dhe Hoxha kanë vendosur të bashkëpunojnë me SPAK-un dhe të zbulojnë një sërë emrash dhe të zbardhin një sërë ngjarjesh kriminale.

Kujtojmë se Dumani po hetohet nga SPAK për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza si dhe 5 vrasje të tjera.

Dumani dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.