Ndërkohë që në KPA ka nisur seanca për dhëninen e vendimit ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, është ndërprerë sinjali që shfaq drejtpërdrejt seancën.
Deri pak minuta para nisjes së seancës, sinjali ishte në rregull dhe po shfaqte pamjet nga seanca ndaj një tjetër subjekti rivlerësimi.
Ndërkohë prej disa minutash gjithçka ndodh brenda seancës nuk mund të shihet për shkak të ndërprerjes së sinjalit.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë problem teknik apo shkëputje të qëllimshme të sinjalit.