Nga data 30 prill nuk do të ketë më sportele fizike në Republikën e Shqipërisë. Kështu ka deklauar sot kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se s’ka më asnjë kuptim që në pikat e gjendjes civile të shpërndahen certifikata letër, duke qenë se gjithçka mund të realizohet online.
“Në datën 30 prill nuk ka më sportele në Shqipëri. Edhe pse në fillim mund të ketë disa ngërçe dhe shqetësime, por nevoja do t’i bëjë që ta mësojnë. Kur me aplikimet dixhitale të fondit të mbështetjes për bujqësinë ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet me të larta, nuk ka nevojë për shembull tjetër. Fermerë që edhe në zona shumë të largëta e gjejnë rrugën dhe mundësinë për të aplikuar. Mjafton që të kenë një smartphon, të shkarkojnë aplikacionin e albania dhe gjithçka vazhdon normalisht.
I kam kërkuar sekretarit të ministrisë së Brendshme që të marrë të marrë të gjithë prinetrat dhe letrat në mënyrë mos ketë asnjë mundësi certifikata me letra, nuk ka nevojë. Është humbje kohe është humbje para dhe humbje kohe për njerëzit.”- tha Rama.
Më tej ai shtoi se me dixhitalizimin dhe heqjen e sporteleve të shërbimit, nuk do të thotë se do ketë largime nga puna të të punësuarve në këto shërbime.
Ai tha se për shërbimet online punonjësit e administratës, nuk do të punojnë më me qytetarët, por do të plotësojnë dosjet dhe adresojnë aplikimet e tyre online.
“Famëkeqja hipotekë është këtu. Nuk ka nevojë më të hysh në ato bodrume për të nxjerrë pronën tënde. Është këtu (në smartphone”). Prandaj mezi pres që godinat e hipotekës të humbasin kuptimin e tyre dhe njerëzit që punojnë të jenë në dispozicion të përgatitjes së produktit duke e bërë të aksesueshëm këtu. Duke i pasur pronat e Shqipërisë në një databazë të madhe që mund të aksesohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Australi. Është një ndryshim kolosal. Nëse do ishim në një kohë tjetër, do i hidhnim hapat gradual. Epoka e dixhitalizimit të jep mundësinë të hedhësh hapa eksponencial. Mund të jesh Shqipëria shumë e prapambetur disa vite më parë, që sot ka shkuar në vendin e 17 për shërbimet dixhitale. Prapa nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne. Ka bnjë element tjetër, që mos zhvillimi i mëparshëm është avantazh për zhvillimin e disa vendeve të tjera.
Nëse Gjermania ka debat që nuk po ecën me ritmin si disa vende të tjera përsa i përket dixhitalizimit. Ne e kemi pasur më të thjeshtë për të shkuar me shpejtësi përpara. Smartphonet janë po ata në çdo vend. Mjafton të dish dhe të organizohesh për ta vendosur atë në punë. Sot ky është një lajm fantastik se kush nuk do fare që të hyjë në atë kanalin ku përfundon me xhepat e shpuara, nuk ka nevojë fare. Nuk ka nevojë të flasë me njeri, por hyn këtu për të marrë shërbimet. Janë vetëm një numër i vogël shërbimesh që kanë mbetur në mënyrë fizike. Nuk kemi arritur akoma që martesat të bëhen online, apo betimi përpara noterit online.
Në këtë aspekt, ne jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të rëndësishme të revolucionit dixhital dhe i japim një shtytje korrupsionit në shërbim, bakshishit dhe ryshfetit. Pjesa me rëndësi për tu thënë është se asnjë njeri nuk do ikë nga puna. Në vend të marrjes në pyetje, të hetimin të qytetarëve në sportel, do merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve. Nëse për të plotësuar një dokument x, do duhet të marrësh 5 dokumente në institucione të tjera, këto do të garantohen nga sistemi. Kushdo që punon në sportel, nuk do kenë më përballë qytetarë që do rrijnë në rradhë. Por do plotësojnë dosjet. Punonjësit do bëjnë grumbullimin e dokumenteve nga sportelet.” – tha Rama.