Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton tjetër projekt: Edhe shqiptarët do kenë “Siri”-n e tyre në telefon


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një tjetër projekt që sipas tij pritet të jetë gati vititn e ardhshëm. Sipas tij, shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre “Sirin” e tyre që do t’u flasë shqip.

Rama bëri me dije se e-albania do të jetë asistenti digjital (shërbimi me zë) i ngjashëm me Siri-n, që ofrohet në telefonat celularë për të bërë kërkime në internet apo për shërbime të tjera.

Rama deklaroi se projekti ka nisur dhe pritet të jetë gati vitin tjetër.

“Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), siç është Siri psh që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i cdo qytetari që për t’u interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente.

Mbetet i rëndësishëm njeriu, roli juaj dhe i të gjithë atyre që janë deri më 1 maj në sportele. Nuk do të ketë më zyra më 1 maj, por do të mbyllen për të hyrë njerëz nga jashtë brenda, por brenda do të vijojë puna për shërbimin ndaj qytetarëve që i gjithë procesi i aplikimeve të bëhet me sukses dhe askush të mos e pengojë. Unë dua të them që me këtë sistem sot, kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien mes qytetarëve dhe shteteve dhe kemi mundësi që ta bëjmë Shqipërinë vendin ku fjala shërbim të marrë kuptimin e vet më të plotë dhe më kuptimplotë. Sistemi është i gjithi gati.”- tha Rama.