Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pamjet e rrugës së re të Parkut të Apollonisë: Bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme


Ka përfunduar rruga e re e Parkut të Apollonisë. Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamjet e këtij aksi të ri.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Parkut magjik të Apollonisë, tanimë një bukuri e rrallë lehtësisht e arritshme, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkruan Rama.

Kjo rrugë e cila është 18 kilometra e gjatë lidh zonën urbane të qytetit të Fierit me plazhin e Semanit. Qeveria beson se ajo i jep një impuls të rëndësishëm zhvillimit të turizimit bregdetar.