Universiteti i Tiranës ka tkurrur kuotat për vitin e ri akademik. Për herë të parë në 5 vite, UT do ketë nën 5000 kuota të lira për studentët e rinj. Senati akademik ka shkurtuar kuotat në disa degë që nuk kërkohen shumë nga të gjimnazistët, shkruan BW.
Ndërsa një pjesë e të rinjve janë larguar jashtë vendit, ka shumë të tjerë që parapëlqejnë universitetet private në vend ose jashtë tij.
Nga gjashtë fakultetet e universitetit të Tiranës, më i prekuri është Fakulteti i Gjuhëve të Huaja që do ketë 135 studentë më pak se viti i shkuar. Gjuha gjermane do të ketë ulje ne kuota pas një rritje kërkesash në vitet e fundit.
Po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse dhe greke. Për gjuhët ruse e greke mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi. Gërshërët e shkurtimeve kanë prekur dhe fakultetin e Histori Filologjisë.
Dega e Historisë ka pësuar ulje drastike me 70 studentë më pak se vitin e kaluar, ndiqet nga Gazetaria me vetëm 80 pranime nga 120 qe ishte një vit me parë, Arkeologjia dhe Gjeografia.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja dege me kuota më të ulura është Filozofia e cila do ofrojë 10 vende me pak krahasuar me vitin e kaluar.
Fakulteti i Drejtësisë me programin 5-vjeçar nuk i ka ndryshuar kuotat dhe ofron te njëjtën numër pranimesh, 640 studente. Edhe Fakulteti i Shkencave të natyrës mbetet i paprekur këtë vit, shkruan BW.