Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka para Asamblesë së OKB-së: Çdo vend duhet të ndihmojë në dokumentimin e fakteve mbi mizoritë në Ukrainë


Ministrja për Evropën dhe Punët të Jashtme Olta Xhaçka, ka dhënë një deklaratë për mediat ndërkombëtare pak më parë në selinë e OKB në New York, përpara takimit për llogaridhënien për krimet në Ukrainë.

Gjatë deklaratës së saj Xhaçka u shpreh se agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e tretë dhe miliona njerëz janë larguar prandaj çdo vend duhet të ndihmojë për dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë.

Ministrja tha se autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi që pikërisht edhe qëllimi kryesor i këtij takimi dhe shtoi se drejtësia dhe llogaridhënia duhet të mbizotërojë pasi vetëm kështu mund të rivendoset besimi në multilateralizëm dhe ligjin ndërkombëtar.