Gjatë konferencës së sotme, komisioneri Oliver Varhelyi u pyet nga gazetarës nëse Këshilli i Evropës po tallet me Shqipërinë. Kjo nisur nga fakti që sa herë që Komisioni rekomandon çeljen e negociatave, Këshilli më pas e bllokon.
Kështu edhe pse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është thënë shpesh herë që i kanë përmbushur detyrat, procesi është zvarritur.
Por Varhelyi tha se nuk është e vërtetë që Këshilli i Evropës po tallet me Shqipërinë, pasi kështu i bie që po tallet me veten.
“Është pyetje e fortë dhe është një situatë serioze. Do të thoja në të njëjtën ton se nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet BE, se atëhere BE po tallet me veten. Por nuk është kjo që dua të them. Është roli i Komisionit që duhet të promovojë secilin kriter. Ne e themi kur bëhet kjo gjë. Por vendimin e kanë shtetet e BE. Ndaj unë po bëj këtë tur dhe këtë punë.”- tha Varhelyi.