Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: PD-ja i ka organet, çështja është në gjykatë e do presim vendimin


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj tha sot se qëndrimi i deputetëve për gjendjen në parti është i shprehur qartë duke theksuar se pala tjetër e ka kundërshtuar këtë gjë.

Sipas Alibeajt, platforma e prezantuar synon bashkimin e PD-së dhe është në interesin e demokratëve.

Në fund të deklaratës ai pohoi se PD-ja ka organet e saj, ka kryesi, Këshill Kombëtar që do qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të shqyrtimit të çështjes në gjykatë.

“Kohë më parë grupi parlamentar PD ka nxjerrë pikat e veta të parimeve të bashkive, është në fuqi dhe do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës. Është diskutuar gjerë e gjatë. Është shprehur fare qartë qëndrimi i deputetëve. Fatkeqësisht pati një refuzim. Ne kemi nxjerrë një platformë bashkimi që nuk synon interesin individual të personave që kanë probleme, por interesin e demokratëve. Interesi i demokratëve kërkon disa vlera, votat, anëtarësinë, një proces real një garë reale. Është e qartë që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe, kryesi, këshill kombëtar të PD, ato që janë sot e do vijojnë të jenë, rregullat e institucionet e PD. Çështja është në gjykatë, të presim gjykatën.” – tha ai.