Vendosni fjalën kyçe....

Arens Çela në krye të prokurorisë së Tiranës, gazetari: E lajmërova që dje, shkarkimi i Imerajt u vendos nga sekti që para një muaji


Arens Çela është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tiranës në vend të Elisabeta Imerajt, e shkarkuar dje nga KPA pas disa seancash maratonë.

Gazetari Basir Çollaku shkruan se e kishte njoftuar që ditën e djeshme emrin e Çelës dhe se vendimi për shkarkimin e Imerajt është marrë nga ‘sekti’ të paktën një muaj më parë dhe se ata i mbajnë premtimet që i bëjnë njëri-tjetrit.

“Dje Prokurori i ri i Tiranes eshte emeruar para shkarkimit te Elisabeta Imerajt…mos u habisni nese do te jete me mbiemer Çela…

Sot

Meqe e kisha thene pak dje se Çela do te ishte prokurori i zgjedhur per Tiranen….

Kishte se paku nje muaj qe sekti e kishte ndare mendjen dhe premtimet i mbajne per njeri tjetrin..” – shkruan Çollaku.

Elisabeta Imeraj u shkarkua ditën e djeshme nga KPA-ja pas disa seancash maratonë.

Pas vendimit prokurorja tha se në procesin ndaj saj janë përdorur dokumente e fakte të falsifikuara, për të cilat ajo i ka dorëzuar të gjitha provat po që nuk janë marrë parasysh nga KPA gjatë procesit.

Avokati i Imerajt tha se procesi ishte i padrejtë, se sistemi ka dalë krejt jashtë kontrollit dhe se çështja do apelohej menjëherë në gjykatën e Strasburgut.