Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Ata që kundërshtojnë platformën mbrojnë interesin e Berishës, duhet të kapercejnë veten


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Bardhi e ka quajtur miting lëvizjen e ish-kryeministrit Berisha duke e akuzuar këtë të fundit për përçarje.

Ai theksoi se platforma e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar është një hap konkret për bashkimin  e demokratëve.

“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen.

Ka një platformë të shumicës dërmuese të grupit parlamentar të PD, që është një hap konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë e demokratëve që nuk e duan bashkimin dhe duan ta lënë përjetë në opozitë për interesat e tyre. Çdo deputet që i ka vënë emrin e tij asaj platformë ka shprehur qëndrimin e tij, vendimet merren nga institucionet q kanë të dejtë statutore, ne deputetet kemi shprehur mendimet tona sesi mund të arrihet bashkimin.  Secili prej deputetëve ka shprehur mendimet e tij në një mbledhje të grupit parlamentar që ka zgjatur 9 orë. Ai qëndrim është shprehur edhe me shkrim.” – tha Bardhi.

Ai shtoi më tej se asnjë nga deputetët që ka hedhur firmën në platformën e prezantuar nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij.

Bardhi tha se pjesa që kundërshton vendimin e kryesisë dhe platformën e bën këtë për interesat e një individi.

Në fund ai theksoi se cilido deputet duhet ta kapërcejë veten e të mendojë për interesin  e PD-së kundër interesit të një personi.

“Nëse doni të ktheni deputetët e PD si karagjozë që në mëngjes mendojnë ndryshe dhe në darkë ndryshe. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr. Ka pasur deputet qe kanë propozuar gjëra shtesë. Edhe përveç 5 pikave kam pasur sugjerime të tjera. Me rëndësi që për ato 5 pika, 32 deputetët kanë patur atë qëndrim dhe mendim për të arritur bashkimin. Forumet mblidhen sa herë ka çështje. Ka patur një vendim të kryesisë që në të njëjtën vendim me grupin parlamentar, përpara se të dilte vendimi i gjykatës së Tiranës, ka mbetur një qëndrim konkret për bashkim, por vendimi i kryesisë është refuzuar nga ajo pjesë që ka qejf të mbajë të ndarë PD, për interesat e një individi. Uroj që cilido të kapërcejë veten dhe të mendojë për interesin e PD. Kemi parë vetëm përçarje deri tani, kjo nuk është zgjidhje për bashkimin dhe forcimin. Është gjendje për interesin e Berishës që bie ndesh më atë të PD dhe demokratëve.” – u shpreh Bardhi.