Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Kavajë në një takim me mbështetës.
Basha vijon kështu takimet me qytetarë e mbështetës që prej largimit të tij nga drejtimi i PD-së që erdhi si pasojë e humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit do mbledhë Kuvendin ku do përcaktojë datën e zgjedhjeve për kryetarin e partisë. Procesi i zgjedhjeve nuk është mbështetur nga dhjetëra deputetë pranë Bashës si dhe nga drejtuesi i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.
Palët gjithashtu janë në një betejë gjyqësore në shkallën e apelit se kush ka legjitimitetin e partisë pas një vendimi në shkallë të parë që regjistroi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha pas procesit të “Foltoreve”.