Vendosni fjalën kyçe....

Donfried dhe Escobar takojnë Varhelyin në Tiranë: SHBA-të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në drejtësi


Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Karen Donfried dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar takuan në Tiranë Komisionerin Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se bisedimet mes eksponentëve të lartë euro-atlantikë u përqendruan në pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe prioritetet e përbashkëta të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Evropian”-njofton Ambasada.