Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk: Tani do të blej edhe “Coca Cola”-ën, do rikthej kokainën si përbërës


Pak ditë pas blerjes së “Twitter”-it, Elon Musk ka deklaruar se do të blejë edhe kompaninë e pijes freskuese “Coca-Cola” dhe madje do të rikthejë përbërësin famëkeq që dikur përmbahej në pije – kokainën.

Këtë njoftim Musk e bëri në “Twitter” vonë të mërkurën mbrëma.

“Më pas do të blej Coca-Cola për të vendosur përsëri kokainën në të.”– shkruan ai me shumë gjasa duke bërë shaka. Pas kësaj një sërë memesh qarkulluan në rrjet.

Ndërsa pija freskuese ka qenë prej kohësh një nga eksportet kulturore më të njohura të Amerikës, formula e saj origjinale përmbante disa përbërës të dyshimtë, mes tyre kokainën. Sipas Scientific American, pija përmban ende një ekstrakt nga gjethet e kokainës, por vetëm pasi ato të jenë “de-kokainizuar“.

Është e paqartë saktësisht se kur kompania Coca-Cola e hoqi drogën nga produktet e saj, megjithëse ka gjasa që kjo të ketë ndodhur pas blerjes së kompanisë nga John Pemberton (i njohur si një përdorues i morfinës), në fund të viteve 1880.