Polonia vazhdon të blejë gaz rus, pavarësisht deklaratave se nuk do ta bëjë këtë. Pas pezullimit të dërgesave direkte nga Rusia për shkak të refuzimit për të paguar sipas skemës së re, gazi rus shkon gjithsesi në Poloni. Por nga Gjermania nëpërmjet tubacionit të gazit Yamal-Evropë. Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Gazpromit, Sergey Kupriyanov.
“Këtë javë, Polonia refuzoi të paguajë për furnizimin e gazit nga Rusia në rubla. U njoftua solemnisht se gazi rus nuk është më i nevojshëm dhe nuk do të blihet. Por në realitet nuk është kështu. Pas pezullimit të furnizimeve direkte, Polonia blen gaz rus. Por tani në Gjermani, nga ku ridrejtohet në Poloni nëpërmjet tubacionit të gazit Yamal-Evropë.”– tha Kupriyanov sipas TASS.
Zëdhënësi i Gazpromit saktësoi se vëllimi që merr Polonia rreth 30 milionë metra kub në ditë, korrespondon që pothuajse saktësisht me kontratën e mëparshme me Gazprom Export.
Më herët, TASS raportoi se furnizimet e gazit përmes tubacionit Yamal-Europe nga Gjermania në Poloni u rritën me 3.5% të tjera në mëngjesin e 28 prillit, pasi u rritën më shumë se pesë herë një ditë më parë. Pompimi i gazit përmes tubacionit nga Gjermania në Poloni është rritur në 1.28 milion metra kub në orë.
Më 27 prill, Gazprom njoftoi se kishte pezulluar plotësisht furnizimin me gaz për kompaninë bullgare Bulgargaz dhe atë polake PGNiG për shkak të mospagesës në rubla në kohë.