Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në aeroport me Kokalarin, Gjekmarkaj: Unë nuk përdor kurrë fjalor rrugaçi me zonjat


Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar incidentin që ka patur dy ditë më parë me aktivisten demokrate Evi Kokalari, e cila njihet për mbështetjen e saj të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një shkrim të publikuar nga gazeta “Tema”, Gjekmarkaj shprehet se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe për më tepër nuk përdor fjalorin e rrugës të cilin ajo pretendon se është përdorur ndaj saj.

“E para, fjalor rrugaçi nuk përdor kurrë me zonja shumë më tepër xhentil nga e zakonshmja përpiqem të jem me to.

Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjëkundi, as parë nga afër.

Se di në udhëton në të njëjtën linjë me mua se nuk është puna ime se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind.

As për fytyrë se njoh, as nga koha folklorike e foltoreve u na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova.

S’ja mora kurrë për keq! Gjithkush mendoja bie në sy sipas mënyrës së vet.”- thotë Gjekmarkaj.

Kokalari dy ditë më parë bëri një postim në Facebook ku tregonte se kishte patur një incident me Gjekmarkajn në aeroportin e Nju Jorkut. Kokalari shkruante kishte bërë një batutë me deputetin, por ai i ishte kthyer me një fjalor të papërshtatshëm.

“Në airport duke u futur në avion kalova përpara deputetit Agron Gjekmarkaj. Me shaka i thashë ‘Po kërkon shishen’? Përgjigja e deputetit: ‘Ma va fancu&o’. Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Të them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo.”– shkruante Kokalari.

REAGIMI I PLOTË I GJEKMARKAJT

Lexova tek një portal “dashamires” pasi ma derguan nje lajm pertej kufijve të inagjinates!

Ky portal me do shume dhe nuk rri dot pa mua. Po me bejne reklame gratis. E kam nga pas si peshqesh nga Doktori.

Sipas te cilit, portalit, sipas te ciles zonjes viktime, paskam sharë me fjalor rrugaçi një farë  Qerrateshe që dikush e quan Zhan d’Ark e Foltores.

Qerratesha na paskesh bërë edhe resme çëk fek pa leje. E para, fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to.

Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer.

Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind.

As per fytyrë se njoh, as nga koha folklorike e foltoreve  ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova.

S’ja mora kurrë per keq! Gjithkush mendoja bie në sy sipas menyres së vet.

Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua shqiptare qe zien nga nostalgjia per dheun e të parëve, apo nuse e nje greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis qe pikellohet nga merzia e lyp ngjarje.

Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit  të saj.

I kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt per udhetiminin e takimet e mia në Ëashington, s’kam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan, shkova, i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet.

E di i ka kapur zapulli, merziten edhe shpifin po s’ju kam ndonjë borxh, as deshire e fuqi per t’i penguar! Jepini more të uruar- aferim. Sajoni po gjera që edhe mund të pranohen.

Në krah kam një mik që mban ramazan, shpresoj shumë që shenjteria e tij dhe e muajit i ndihmofte me gjete paqen e mendjes dhe te zemres.

Zonjes si bej dot derman se nuk e njoh as per ta share, as per ta levduar, as per t’i fshire lotet e ndoj tallazi a trazimi qe e mundon, as per t’i hequr lengimin e fyerjeve të mia imagjinare.

Me vjen keq qe ajo genjen e shpif a të tjerë në emer të saj per qejf te gojes, se te madhe do e kete ambicjen per t’u viktimizuar por atypari dhe deshiren per t’u dukur me shpenzimet e kursimet e mia qe s’kam ndermend t’ja jap asaj.

Me gjasë Qerratesha do të zbresë në Tiranë me trofeun plot dafinia të një beteje fjalesh të pakonsumuara kurrë,  të një konflikti epik që kurrë nuk ka ndodhur as në endrren e një nate pranvere.

Ajo me modele si Nora e Kelmendit i hidhet në grykë pashait Turk apo si Argjiroja që per nder ra nga bedenat për të fituar historinë, popullin dhe famen.

Një duel ky i cili do ta hijeshonte si kompensim i moteve që ikin me galop pa protagonizem duke lënë nga pas ndezulli e jerm qe zbutet duke bashkuar kauzat me Doktorin per mbrothesine e vatanit e te partise.

Ky portali dikur me quante intelektual e pedagog, tani rrugaç se keshtu ja lyp puna Doktorit.

Keshtu i marrin dhe i humbin titujt e meritat njerzit ne vendin tonë krejt si unë.

Atë e vendos Doktori me qerratesha kesodore. Kjo është metamorfoza nga i mirë në rrugaç per interes të partisë dhe pronarit të saj.

Agron Gjekmarkaj, mbi oqean.