Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit: Përfunduan zgjedhjet në të 70 degët e PD-së, për herë të parë u zgjodhën 8 zonja


Komisioni i Rithemelimit përmes një konference për shtyp ka njoftuar përfundimin e zgjedhjeve në të 70 degët e PD-së.

Deputetja Albana Vokshi në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së prezantoi gjetjet e procesit të votimit për kryetarët e degëve. Ajo tha se për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para këtij procesi, kur ka pasur vetëm një kryetare në degën 2 në Tiranë.

 “Sot mund të themi që në 70 degë të PD-së ka përfunduar procesi zgjedhor.

Kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Janë dy degë ku ende nuk është bërë Kuvendi, Malësia e Madhe dhe Tirana 12 dhe me pjesëmarrjen e tyre, jam e sigurt që do të tejkalohet edhe pjesëmarrja mbi 40 mijë anëtarë, pjesëmarrje më e lartë se në datë 13 qershor.

Ka pasur një interes shumë të lartë të demokratëve, qoftë me përzgjedhjen, zgjedhjen e kryetarëve në të gjithë hierarkinë dhe në të gjitha degët dhe qendrat e votimit e kanë nisur votimin herët dhe në të gjitha rastet thuajse është kërkuar dhe shtyrja e afatit të mbylljes për shkak të interesit të lartë për të votuar. Si në Bulqizë, psh, kur votimi ka vazhduar deri pas orës 11:00 të darkës.

Kjo tregon që interesi i demokratëve për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ka qenë tejet i lartë.

Në shumë raste në gjithë degët është kërkuar shtyrje e afatit për mbylljen e procesit për shkak të interesit të lartë.

Në Bulqizë votimi është mbyllur në 9 të darkës, tregon që interesi i demokratëve për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ka qenë tejet i lartë.

Konkurrueshmëria ka qenë shumë e lartë. Kanë qenë 192 kandidatë, nga këta 27 zonja kandidate për kryetare më shumë se 14% zonja kandidate në gjithë degët ku janë zhvilluar zgjedhjet.

Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para këtij procesi, ka pasur vetëm një kryetare në degën 2 në Tiranë.

Nuk ka pasur imponim të emrave nga Komisioni i Rithemelimit. Është vetë anëtarësia që ka propozuar, përzgjedhur dhe ka votuar për kryetarët e tyre. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, zgjedhjet partiake bëhen me parimin një anëtar, një votë. Pushteti ka kaluar nga kryetarët tek anëtarësia.”- tha Vokshi.