Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi i drejtohet Muzhaqit: Duhen 1 milionë euro për të hyrë Parlament, djemtë shkojnë rojtarë në shtëpi bari, vajzat eskorta


Një çështje që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ngriti sot në Parlament, është vështirësia që të rinjtë kanë të futen në politikë këtu në Shqipëri.

Kjo sepse sipas saj, të rinjtë po detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.

 “Për t’u rikthyer tek ministrja e Rinisë, zonja Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri sot të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe të kërkimeve shkencore të shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Me reklama televizive, me karburant, me banresa, çdo gjë.

Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë Parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep, por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli dhe në Spanjë, ose vajzat shqiptarë për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri. Faleminderit!”- u shpreh Kryemadhi ndërsa i drejtohej ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi.