Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me delegatët në Vlorë: Qytetarët të pakënaqur me qeverisjen e Ramës, kanë humbur shpresën tek opozitarizmi


Monika Kryemadhi pas debatit parlamentar ka zhvilluar një takim me delegatë të LSI-së në Vlorë.

Kryemadhi gjatë takimit me ta u shpreh se njerëzit janë të pakënaqur me qeverisjen e Ramës dhe nuk shohin shpresë te opozitarizimi.

Kryemadhi theksoi se LSI ka qenë tribunë për të rinjtë dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm do jenë mundësia për ta rikthyer LSI-së.

Detyrat tona janë të qarta. Me rëndësi është skanimi i të gjithë situatës tonë, njerëzit janë shumë të pakënaqur me qeverisjen Rama , por nuk shikojnë as shpresë tek opozitarizmi. LSI ka qenë tribunë për të rinjtë dhe të rejat. Shqipëria ka resurse të papara për ta zhvilluar ekonominë, por kapja e qeverisë , drejtësisë e bën atë të pamundur. Ne mundësitë i kemi zgjedhjet lokale pas një viti do të jenë një mundësi për ta rikthyer LSI-në.Do të krijojmë grupin e punës Fushata e zgjedhjes së 25 prillit ka evidentuar elementë të jashtëzakonshëm në aspektin e besueshmërisë politike”, tha më tej Kryemadhi.