Një aksident ndodhi rreth orës 20:10 të së enjtes, te Stacioni i Trenit në Tiranë.
Një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç.
Si pasojë e aksidentit i moshuari është dëmtuar rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se një grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.