Vendosni fjalën kyçe....

Mediet e shpallën të vdekur, por agjenti i njohur i futbollistëve Mino Raiola është gjallë


Mediet italiane dhe ato botërore raportuan këtë të enjte se agjenti i njohur i futbollit Mino Raiola ka ndërruar jetë.

Mirëpo kjo nuk është e vërtetë.

Siç shkruan “Football Italia”, drejtori i spitalit San Raffaele në Milano, Alberto Zangrillo, thotë se Raiola “po lufton ende” në spital.

Familja e Raiolës dhe zyra e tij e shtypit gjithashtu i kanë mohuar raportet për vdekjen e tij. Gazetarja e Associated Press, Daniella Matar shkroi se agjencia e tij e njoftoi se “ato janë thashetheme të rreme. Ai nuk ka vdekur.”

Spitali San Raffaele gjithashtu nuk i ka konfirmuar raportet, pavarësisht raportimeve të mediave. Drejtori Zangrilo tha për agjencinë e lajmeve ANSA se “Jam i indinjuar nga thirrjet e pseudo-gazetarëve që po spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”.

Kështu e vërteta ështe se Raiola ndodhet në spital, për fat të keq në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, por gjallë.

Në faqen zyrtare të tij në “twitter” u shfaq dhe një postim ku thuhej “Për herë të dytë brenda katër muajsh më kanë bërë të vdekur, me sa duket janë i aftë edhe të ringjallem”. Mesiguri postimi është bërë nga një person i afërt me agjentin e njohur, ose dikush nga stafi të cilit i është lënë në ngarkim menaxhimi i rrjeteve sociale.