Vendosni fjalën kyçe....

“Skema për pagesën në rubla për gazin rus nuk i dëmton sanksionet” – Kompania gjermane


Firma gjermane e energjisë Uniper po pranon mundësinë e pagesës së gazit rus në rubla, tha Tiina Tuomela, drejtoresha financiare e kompanisë gjatë një telekonference të mërkurën.

“Deri më sot, fluksi i gazit rus sipas kontratës tonë ekzistuese afatgjatë mbetet i paprekur. Jemi në diskutime të vazhdueshme me Gazprom në lidhje me zbatimin e dekretit rus për pagesën në rubla, duke pasur parasysh deklaratat e Komisionit Evropian për sanksionet.” – tha ajo, cituar nga TASS.

Sipas Tuomela, mekanizmi i ri i pagesës së gazit me bazë rubla nuk dëmton sanksionet, të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë në mes të krizës në Ukrainë. Skema, megjithatë, është ende duke u diskutuar me autoritetet gjermane.

Pagesa e radhës e Berlinit për gazin rus pritet në fund të majit. Uniper pret që kriza në Ukrainë të zvogëlojë fitimet e saj në vitin 2022, kryesisht për shkak të ndalimit të shkaktuar nga sanksionet e certifikimit të projektit të gazsjellësit rus Nord Stream 2, i cili u financua pjesërisht nga kompania gjermane.

Gjithashtu, të ardhurat e Uniper në Rusi janë goditur dhe ka shqetësime për të ardhmen e degës ruse të kompanisë, kompania prodhuese e energjisë Unipro, ku kjo e fundit zotëron 83.73% të aksioneve.

Firma gjermane ka humbur 3.1 miliardë euro (3.3 miliardë dollarë) për shkak të sanksioneve kundër Rusisë në tre muajt e parë të vitit 2022 dhe pret të humbasë 2.12 miliardë euro të tjera në muajt në vijim.