Vendosni fjalën kyçe....

Tre të arrestuar në Vlorë


Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen për drejtim mjeti pa leje drejtimi e dhunë në familje.

20-vjeçari A.H., banues në Orikum e 63-vjeçari V.B. banues në Vlorë janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Ndërsa 65-vjeçari Ll.F. është ndaluar pasi akuzohet për dhunë në familje.

Njoftimi

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Orikum, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi V. B., 63 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Ll. F., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H. B., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. B., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”