Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Ai ka bërë thirrje nga Twitter-i se sulmi ndaj organeve të vetingut e anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet.
Po kështu ai shkruan se mbështet institucionet e vetingut e Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
E nisa vizitën time me një takim të mirë me institucionet e vetting dhe ONM-së sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!” – shkruan Varhelyi.