Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kërkoi më shumë durim nga Shqipëria për çështjen e negociatave.
Varhelyi tha se është duke punuar me zyrtarët bullgarë dhe maqedonas për veton e vendosur nga Bullgaria.
“Më lejoni t’i kthehem disa temave më pak të gëzueshme. Ne diskutuam edhe luftën në Ukrainë dhe ramë dakord që duhet të marrë fund menjëherë. Ne vlerësuam rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria. Është treguar një partner i vërtetë i ynë.
Tema tjetër e madhe e rëndësishme është se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Jam në një tur të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Nuk mund të kemi një luftë në Evropë dhe të mos përdorim të gjitha mundësitë për të stabilizuar BP. Është e vërtetë, që në këtë proces ne jo vetëm të shikojmë stabilitet por mund ta vendosim afatgjatë.
Prandaj nuk mund t’u jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë që të mos bëjnë atë që duhet bërë. Këtë vendim ta marrim në tryezë. Nëse nuk i marrim atëherë do të thotë që po heqim dorë nga ai mandat. E vlerësojmë shumë durimin e Shqipërisë. Kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj. Kjo punë të kryhet gjatë presidencës franceze.”- u shpreh Varhelyi.