Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë të Kosovës
Dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe janë plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe Policia e Kosovës”, tha Nikçi.