Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në PD, Keltis Kruja: Së shpejti do votohet dhe në dy degët e fundit, Malësi e Madhe dhe Tirana 12


Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Keltis Kruja, njoftoi se së shpejti do të kryhet votimi edhe në dy degët e PD-së ku nuk ka përfunduar procesi zgjedhor, dega e Malësisë së Madhe dhe degën nr.12 në Tiranë. Për këtë fundit, Kruja tha se votimi do mbahet javën e ardhshme.

“Së pari, duke marrë shkas nga pyetjet, ky ëshgtë një proces që ndodh për herë të parë. Sigurisht si i tillë ka imperfeksionet e veta. Nuk mund të përmbushen pretendimet që në këtë proces. Do punojmë fort që për zgjedhjet e tjera të riparohen mangësitë apo gjëra teknike që i munguan këtij procesi. Për çështje teknike dhe organizative, njëra nga degët nuk kaloi në proces, ajo e Malësisë së Madhe, pritet të merret një vendim. Votimet për degën 12 të Tiranës do të zhvillohen javën e ardhshme.

Komisioni besoj se do të marrë vendim sot për shpalljen e datës dhe do të bëhet njësoj si për të gjitha degët e Shqipërisë.

Mund të quhet se të gjitha degët përpara Kuvendit të datës 30 prill janë përmbyllur, të gjitha degët kanë kaluar në zgjedhje. Për mangësi organizative më së shumti, e vetmja degë që ngeli ishte Tirana 12 që do të shpallet javën tjetër dhe do të operohet me të gjitha standartet që kemi vendosur për degët e tjera.”- tha Kruja.